Papa Leoni XIV ka mbërritur në Liban sot, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze dhe pirtet që të qëndrojë në Liban deri më 2 dhjetor. Papa fluturoi nga Turqia, ku ka qenë për vizitë prej katër ditësh dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të konflikteve të përgjakshme në botë.
Gjithashtu ai dënoi dhunën dhe bëri thirrje për paqe. Pak para mbërritjes në Bejrut, qytetarë të shumtë u mblodhën përgjatë rrugëve nga aeroportit në pallatin presidencial, duke valëvitur flamuj libanezë dhe të Vatikanit.
Libani, i cili ka pjesën më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme, dhe është tronditur nga përhapja e konfliktit në Gaza, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez mysliman Hezbollah hynë në luftë, duke kulmuar në një ofensivë shkatërruese.
Komunitetet e ndryshme të Libanit gjithashtu e mirëpritën udhëtimin e papës, me klerikun kryesor druz, Sheikh Sami Abi al-Muna, i cili tha se Libani ka nevojë për shkëlqimin e shpresës që përfaqëson vizita e tij.





