Rreth 5 milionë lekë të reja do të përfitojnë zjarrfikësit e Durrësit, pas angazhimit të tyre në operacionet për shuarjen e zjarreve përgjatë këtij viti.
Këshilli Bashkiak miratoi sot me votat unanime të 37 këshilltarëve të pranishëm fondin e alokuar nga buxheti i shtetit në zbatim të VKM nr.483, datë 02.09.2025 për “dhënie shpërblimi personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2025″.
Në mbledhje, këshilltari demokrat Ardian Muka rekomandoi që në buxhetin e vitit të ardhshëm një zë i veçantë të jetë i dedikuar për të mbuluar të gjitha kërkesat e shërbimit zjarrfikës, në mënyrë që atyre t’u ofrohen kushtet optimale për të ushtruar detyrën e tyre, që shpesh shoqërohet me rreziqe të shumta.
Edhe dy pikat e tjera të rendit të ditës, që lidheshin me miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike dhe miratimin e programit të puës së Këshillit të bashkisë Durrës për periudhën janar-dhjetor 2026 kaluan me vota unanime.
M.B.





