Bashkia e Durrësit zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit për adresimin e dhunës në familje, në vijim të aktiviteteve të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
“Bashkia e Durrësit, në rolin e institucionit përgjegjës për koordinimin e punës së Mekanizmit të Koordinuar të Referimit për adresimin e Dhunës në Familje, organizoi Mbledhjen e Komitetit Drejtues të Mekanizmit në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Garantimi i të drejtave dhe mbrojtja e kategorive në nevojë, veçanërisht grave dhe vajzave, mbetet një nga prioritetet kryesore të punës sonë. Ky takim u shfrytëzua si një mundësi për të diskutuar, ndërgjegjësuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional.
Gjatë mbledhjes, e vura theksin mbi angazhimin e çdo institucioni, i cili është thelbësor për të siguruar një reagim të koordinuar, efektiv dhe të përgjegjshëm në mbrojtje të viktimave të dhunës.”, shkruan kryebashkiakia Emiriana Sako.





