Në një atmosferë festive në sheshin qendror të qytetit, Shijaku ka ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit.
Të pranishmit patën mundësi të ndjekin koncertin festiv të vogëlushëve të qytetit, të cilët, të veshur me ngjyrat karakteristike të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të ri e shtuan edhe më shumë gjallërinë në shesh.





