“SHRUKD njofton të gjithë abonentët se gjatë ditës së nesërme (e premte, 12 dhjetor) do të ketë stakim të dy stacioneve kryesore të furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit dhe zonës turistike në Gjirin e Lalëzit (Fushë Kuqe dhe Fushë Milot).

Ky ndërprerje vjen si rezultat i remonteve të planifikuara nga ana e OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike.

Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe rikthimit të energjisë elektrike.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”,– njofton Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës.