Një 69 vjeçar humbi jetën në Shkodër si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në panelin e matësve të energjisë elektrike.

Fillimisht u raportua për një tritol, por më pas policia në një njoftim zyrtar tha se kishte shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua shtetasi Hysni Ymeri 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.