Personi në foto është një nga viktimat, që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë..
Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, ishte 27-vjeç dhe është djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.
Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.
Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, u përplas me mjetin tjetër tip Mercedes Benz, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Nga aksidenti tragjik humbën jetën 3 djem të rinj.





