Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.