Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi.

Ngjarja u regjistura në orët e para të së premtes në zonën e Atikës, por i riu shqiptar, nuk mundi që t’u mbijetojë plagëve të marra, raporton Protothema.

Aksidenti ndodhi kur automjeti që ai drejtonte në rrethana të paqarta doli nga rruga dhe u përplas me barrierat. I riu u plagos rëndë dhe u desh ndërhyrja e pesë zjarrfikësve për ta nxjerrë nga automjeti. Shqiptari u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.