Policia ka arrestuar një 22-vjeçar banues në Vlorë. Ai u arrestua nga policia, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia”, ka aksidentuar në vijat e bardha një 96-vjeçar. I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia ka shoqëruar të riu drejt ambienteve të komisariatit. 

Njoftimi policisë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin O. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin e markës Audi, ka aksidentuar në vijat e bardha këmbësorin shtetasin P. O., 96 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.