52 familje, banuese në bashkinë Durrës dhe të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u bënë sot me banesa të reja.
Qytetarët përfituan përmes shorteut publik, të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak, apartamente me strukturë 1+1; 2+1 dhe 3+1 në sitin e ri të Spitallës, ku janë ndërtuar 996 apartamente të reja.
Procesi u zhvillua qetësisht dhe nuk pati kontestime nga qytetarët e pranishëm, teksa personat përfitues që nuk ishin sot pjesmarrës, iu tërhoqën goglat nga një prej anëtarëve të komisionit.





