Në zonën e Shkozetit, situata ditën e sotme është drejt përmirësimit. Në prononcimet e tyre, banorët e prekur nga përmbytjet thonë se pas 48 orësh uji është tërhequr nga banesat e tyre.
Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve kanë ende prezencë uji, kryesisht ato që ndodhen në afërsi të Nishtullës.
Sa i përket aksit kryesor rrugor, uji nuk është tërhequr plotësisht në disa pjesë të tij.





