Në kuadër të masave për normalizimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, në zonën e Urës së Dajlanit po kryhen ndërhyrje për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, i cili shërben për grumbullimin dhe shkarkimin e ujërave që vijnë nga zona e Shkozetit dhe Plazhit me qëllim rritjen e kapaciteteve kulluese.
Në funksion të këtij procesi, janë kryer edhe prishje të lavazheve dhe objekteve të tjera që pengonin zgjerimin e këtij kanali.
Kreybashkiakja Emiriana Sako thotë se paralelisht, po punohet edhe për pastrimin e kanalit nga mbetjet dhe materialet inerte, të grumbulluara si pasojë e prurjeve të mëdha të ujërave të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit.





