Drejtori i komanduar i IEVP Durrës Edmond Llabani ka pësuar hemoragji cerebrale.
Sipas informacioneve paraprake, ai është shtruar në QSUT. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm atje.
Llabani është komanduar më 15 janar në krye të burgut pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërloj. Ky i fundit u shkarkua pas arratisjes spektakolare të të burgosurit Altin Ndoci.





