Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, bën me dije se puna në terren për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta po vijon pa ndërprerje, me synim rritjen e kapaciteteve kulluese dhe parandalimin e përmbytjeve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sako ndan pamjet nga puna në terren.
“Vijojmë pa ndërprerje punën në terren për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, 🏗️ i cili shërben për grumbullimin dhe shkarkimin e ujërave që vijnë nga zona e Shkozetit dhe Plazhit, me qëllim rritjen e kapaciteteve kulluese. Në kuadër të këtij procesi, po prishen pengesat dhe objektet që pengojnë zgjerimin e këtij kanali.”, shkruan Sako.





