Ina Bello largohet nga posti i drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Durrës.
“DurrësLajm” mëson se në krye të Tatimeve të Durrësit emërohet Agron Nuredinaj, i cili vjen nga Tirana.
Drejtoresha në ikje e Administratës Tatimore në Durrës Ina Bello është ende në detyrë dhe pritet që drejtori i ri të prezantohet para stafit ditën e premte më 23 janar.





