Një aksident ka ndodhur sot në Durrës, në rrugën “Egnatia”, ku një makinë është përplasur me një furgon. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Burime për “Durrëslajm” bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet, por në vendngjarje ka pasur ndërhyrje të shpejtë nga ekipet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.