Është prezantuar sot Prefekti i ri i Qarkut Durrës, Adrian Gurra, i cili do të drejtojë institucionin në vijim.
Prefektura ka vlerësuar punën e ish-Prefektit Emiljan Jani, duke e falënderuar për kontributin dhe angazhimin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës.
Postimi i plotë:
Sot u zhvillua prezantimi zyrtar i Prefektit të ri të Qarkut Durrës, z. Adrian Gurra, i cili merr detyrën në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.
Institucioni i Prefektit mban një rol kyç në garantimin e ligjshmërisë, mbikëqyrjen e zbatimit të politikave dhe vendimeve të institucioneve qendrore dhe vendore, përfshirë kontrollin dhe monitorimin në nivel qarku të politikave sektoriale të Këshillit të Ministrave, si dhe në koordinimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel vendor dhe rajonal, duke zbatuar Programin e Qeverisë si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në nivel qarku.
Prefektura e Qarkut Durrës shpreh mirënjohje të thellë për Z. Emiljan Jani për kontributin e jashtëzakonshëm, përkushtimin e palodhur dhe angazhimin e vazhdueshëm gjatë ushtrimit të detyrës, duke lënë një trashëgimi të vyer për institucionin dhe komunitetin. Dorëzimi i detyrës te Prefekti i ri, Z. Adrian Gurra, shënon vijimin e drejtimit të institucionit me integritet, transparencë, efikasitet dhe profesionalizëm administrativ.





