Një automjet ka mbetur i dëmtuar pranë Forumit Bizantin, pasi dega e një peme dekorative është këputur dhe ka rënë mbi të.

Siç duket edhe në video, mjeti tip Benz ka qenë i parkuar në afërsi të pemës dhe është dëmtuar në pjesën e përparme të tij.

Duket se këputjen e degës së pemës dekorative e ka shkaktuar kalbëzimi i saj.