Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.
Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”.
Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. /BW





