Më shumë se një vit pasi Prokuroria e Durrësit sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë ‘Kurum’, organi i akuzës ka lëshuar 33 urdhërarreste, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Operacioni për ekzekutimin e masave është shtrirë në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për 26 masa arrest me burg dhe 7 arrest në shtëpi.

“DurrësLajm” po publikon më poshtë dosjen e plotë lidhur me këtë çështje, ku në 162 faqe shpjegohet se në qendër të skemës qëndrojnë kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj” shpk, të cilat edhe pse ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve, akuzohen se kanë kryer falsifikime dhe veprime të tjera për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se në Durrës sot më datë 03.02.2026, në Dhomë Këshillimi, gjyqtari ORGENT NAZAJ i dha fund shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura të kërkesës që i përket

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Erdal Demir, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 201/b-25, 201/a-25, 186 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Yusuf Sezai Kurum, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 201/a-25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Gjovana Sokolaj, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Doni Sokolaj, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25, 186-2 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Olizana Pemati, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Mujo Ilazaj, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b-25 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Rami Bunga, i dyshuar për vepër penale …

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj personit nën hetim Harun Sarica, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25 i Kodit Penal.

… ndaj Arif Shkalla, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 171-25, 201/b-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.

… ndaj Shaban Hyseni, i dyshuar për “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nenet 171-25 dhe 186/2 të Kodit Penal.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Mirjeta Zota, e dyshuar për “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 186-25 dhe 287/2.

… ndaj Mikail Hila, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175 i Kodit Penal.

… ndaj Mbarime Koroci, për “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, nenet 201/a-2 dhe 287.

… ndaj Nazif Bajrami, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Andon Prifti, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Petrit Qosja, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Julian Kapedani, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175-25.

… ndaj Indrit Likaj, për vepër penale …

… ndaj Edmond Voda, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175.

… ndaj Helidon Lila, për të njëjtën vepër penale.

… ndaj Shkëlqim Jakupi, për të njëjtën vepër penale.

… ndaj Florian Çimo, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Gazmend Sina, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Ingo Hesse, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Arta Dollani, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Marjeta Përlala, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest me burg”, ndaj Dritan Seferaj, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Kledina Skëndo, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Bujana Tonçica, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Evis Mellonashi, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.