Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për Shkozet. Në aksident është përfshirë një motor, i cili ka goditur një automjet që po lëvizte në ecje të sipërme.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe pritet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.