Po ecin me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Vadardhë.
Një ambient bashkëkohor, i pajisur me laboratorë, auditor, bibliotekë, palestër dhe fushë sportive, që do t’u krijojë nxënësve dhe mësuesve kushte dinjitoze dhe moderne për mësim.
Kjo shkollë e re e mirëpritur nga banorët e Sukthit, është objekti i gjashtë arsimor që ndërtohet i ri në këtë njësi administrative.
Pamjet e punimeve u publikuan nga kryebashkiakja Emiriana Sako.





