Prokuroria e Durrësit sekuestron në bashkinë Durrës dokumentacionin qe ka shërbyer për kryerjen e punimeve per rehabilitimin e argjinaturës së lumit “Erzen”, e cila u ça gjatë përmbytjeve të muajit janar 2026 dhe për pasojë u lëshua urdhri për evakuimin e banorëve.

Në shkresën e prokurorisë thuhet se është regjistruar procedimin penal Nr.56, viti 2026, për veprën penale “Shkatërrimi i prones me permbytje”, “Shkatërrimi i prones nga pakujdesia” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 153, 161 dhe 248 të Kodit Penal.

Prokurorja Suela Beluli, që po ndjek çështjen ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve të mëposhtme:

1- Dokumentacioni i procedures se prokurimit, zbatimit dhe marrjes ne dorezim për objektin “Rehabilitim i argjinaturês, ngritjes se bankinés dhe sistemimi i argjinaturës se lumit “Erzen”.

1.2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i tê gjithe procedures se lejes sẽ ndértimit pèr objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankines dhe sistemim i argjinatures se lumit “Erzen”.

Gjatë përmbytjes disa ditore të mijëra banesave dhe sipërfaqeve të tokave në bashkinë Durrës, më datë 8 janar, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonat e Sukthit dhe të Katundit të Ri për shkak të rrezikut për jetën e qytetarëve.

Evakuimi i familjeve u krye përmes koordinimit të strukturave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektit të Qarkut dhe Strukturave të Emergjencave Civile në bashki.

Shkresa e Prokurorisë: