Qyteti i Durrësit pritet të përballet ditën e premte me kushte të përkeqësuara atmosferike. Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.
Në këtë kuadër, Bashkia e Durrësit u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit me automjete dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në ambiente të hapura, të cilat mund të rrezikohen nga era e fortë.
“📢 Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta. ⛈️
Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të sjellin problematika të ndryshme, u bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit me automjete dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në hapësira të jashtme.
Bashkia e Durrësit ndodhet në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve, emergjencave dhe policisë bashkiake janë në terren dhe të angazhuara maksimalisht për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë problematike të mundshme.”, njofton bashkia Durrës.





