Bllokohet njëra korsi e rrugës së Currilave nga rrëshqitja e dheut prej sipërfaqes së kodrës.
Video që po publikojmë është regjistruar vetëm pak minuta më parë.
Siç duket edhe në pamje, rruga është e pakalueshme në drejtimin Durrës-Currila për shkak se një masiv dheu është shkëputur për shkak të reshjeve të shiut dhe fenomenit të erozionit, që është karakteristikë për këtë kodër.





