Gjykata e Durrësit ka dhënë pasditen e sotme masat e sigurisë për 20 persona të akuzuar në lidhje me skandalin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë KURUM. Nga këta, për 9 prej tyre është caktuar masa “arrest në burg”, për 4 të tjerë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të tjerë “detyrim paraqitje”.
Konkretisht, masa “arrest në burg” është caktuar për shtetasit Sh.H, M.H, N.B, A.P, I.L, E.V, F.Ç dhe G.S, të dyshuar kryesisht për vepra penale që lidhen me kontrabandën, menaxhimin e mbetjeve dhe shkelje të rënda në ushtrimin e funksioneve doganore.
Masa “arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasit R.B, M.Z, H.L, Sh.J dhe K.A, të dyshuar për vepra që përfshijnë kontrabandë, falsifikim dokumentesh, menaxhim të paligjshëm mbetjesh dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë, për shtetasit J.K, A.D, M.P, K.S, B.T, E.M dhe I.M, gjykata ka vendosur masa më të buta sigurie, përfshirë ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe/ose detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në policinë gjyqësore, nën dyshimet për kontrabandë dhe shpërdorim detyre.
Të gjitha masat e sigurisë:
1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi
4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore





