Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. 

Njoftimi i Policisë

“Më datë 06.02.2026, në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit, u gjet në rrugë trupi i pajetë i shtetasit A. A., 70 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.”