Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, priti Komandantin e Divizionit të Katërt Detar, Kundëradmiralin Davide Da Pozzo, me rastin e vizitës në Portin e Durrësit të anijeve italiane ITS Orione dhe ITS Cassiopea.

Sako e vlerëson vizitën si një tregues i marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Postimi i plotë:

Prita në një takim Komandantin e Divizionit të Katërt Detar, Kundëradmiralin Davide Da Pozzo, me rastin e vizitës në Portin e Durrësit të anijeve ITS Orione dhe ITS Cassiopea. 🚢⚓️Një vizitë që është tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. 🇦🇱🤝🇮🇹Kjo vizitë përbën një tjetër hap në thellimin e partneritetit dhe shkëmbimeve profesionale në fushën detare.