Banorët e prekur nga projekti TID Durrë, gjatë protestës që po mbajnë sot para bashkisë, kanë rrethuar kreun e IMT-së, dhe i kanë marrë atij dosjen.

Ata e akuzojnë këtë të fundit për firmën e hedhur në shkresën që u thotë të largohen në mënyrë vullnetare nga shtëpitë e tyre deri më datë 16 shkurt.

Pas agravimit të situatës, kanë ndërhyrë dhe forcat e policisë.

Dosjen jeshile e ka rimarrë një prej efektivëve të Bashkiakes, teksa banorët e shoqëruan me thirrjet:

“TURP, TURP” , “Turp t’ju vijë maskarenj”!