Policia e Durrësit vijon operacionin e koduar “Eko-Toxic”, duke arrestuar një nga shtetasit e shpallur në kërkim Xhulio Golgota.
Golgota ka qenë inspektor i mjedisit në port, në kohën kur është eksportuar sasia e mbetjeve të rrezikshme të Kurumit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”
Policia bën me dije se puna vijon për kapjen e personave të tjerë në kërkim.





