Përfaqësuesit e familjeve të prekura nga projekti TID kanë hyrë tashmë në ambientet e Bashkisë së Durrësit dhe po presin mbërritjen e kryeministrit Edi Rama për të nisur bashkëbisedimin.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak.

Kryeministri Edi Rama nuk ka mbërritur ende, ndërsa banorët po presin nisjen e takimit, i cili ishte parashikuar të mbahej në orën 10:00.





