Ndaj një nënë 31-vjeçare nga Durrësi, ka nisur procedimi penal, pas një kallëzimi që ka bërë burri i saj në polici.

Bëhet fjalë për shtetasen S. L., 31 vjeçe, për të cilën ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi E. L., se ajo është larguar nga Shqipëria, bashkë me 4 fëmijët e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori.