Dy persona, motër e vëlla, janë proceduar penalisht në Durrës pasi dyshohet se kanë ndërruar bravat e disa subjekteve tregtare për të detyruar personat që ushtronin aktivitet aty të lidhnin kontrata qiraje me ta.

“-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 40 vjeçe dhe Xh. H., 35 vjeç, motër e vëlla, të dy banues në Durrës, pasi kallëzoi shtetasja L. B., se me vetëgjyqësi, kanë ndërruar bravat e disa subjekteve në pronësi të kallëzueses dhe vajzës së 40-vjeçares, në lagjen Nr. 14, për të detyruar shtetasit që kryenin aktivitet tregtar në këto subjekte, që të lidhin kontrata qiraje me 2 të procedurarit. Gjithashtu, dyshohet se 35-vjeçari ka goditur me grusht, një shtetas që kryente aktivitet tregtar në njërin nga këto subjekte;”, njofton policia.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.