Specialistët për qarkullimin rrugor kanë kapur tre persona në Durrës që drejtonin automjetet në gjendje të dehur, dy prej të cilëve i vunë prangat.

U arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.