Një aksident rrugor është regjistruar sot, pak para mesditës, në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.
Një shtetas, rreth 52-vjeç, që po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit
Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, automjeti me drejtuese shtetasen V. B., rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. N., rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën”,- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





