Zbardhen emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua nga kryeministri Rama.

Sipas informacioneve, në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.

Mes kandidatëve që kanë hyrë në garë janë edhe drejtori aktual i DVP Durrës, Afrim Tafa, si dhe ish-drejtori i DVP Durrës, Skënder Hitaj.

Kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën janë:

Lenc Panganika
Gentian Shehaj
Afrim Tafa
Idajet Faskaj
Pëllumb Seferi
Elidon Çela
Skënder Hitaj
Tonin Vocaj

Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit, ndërsa në fund do të vendoset emri që do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.