Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. B., 40 vjeç dhe M. M., 39 vjeç, të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrolleve rutinë që uniformat blu kryejnë kundër aktivitetit të lojërave të jashtëligjshme, dy shtetasit e larpërmendur u kapën në celularët e tyre me faqe aktive për vënie bastesh sportive.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, 40-vjeçari së bashku me 39-vjeçarin kanë thyer celularët dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.





