Kur nuk janë mbushur ende dy muaj nga komandimi në detyrë, drejtori rajonal i Tatimeve në Durrës Agron Nuredinaj është larguar.

Në shkresën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të nënshkruar nga drejtori Ilir Binaj shkruhet se Nuredinaj largohet nga detyra për shkak të përfundimit të periudhës së zëvendësimit për shkak të ligjit.

“Durrëslajm” mëson se ai do të rikthehet në detyrën e mëparshme, atë të Inspektorit të Parë në Sektorin e Kontrollit nga Zyra Biznes i vogël, pranë drejjtorisë Rajonale në Tiranë.

Në fund të muajit janar, Nuredinaj u komandua në detyrën e Drejtorit Rajonal të Tatimeve në Durrës,, në vend të ish-drejtoreshës Ina Bello.

Nuredinaj ka mbajtur më parë edhe postin e nënkryetarit të bashkisë Kukës.

Sipas disa burimeve, shkarkimi i drejtoreshës së mëparshme Ina Bello u bë për shkak të performancës së dobët në ushtrimin e detyrës. Duket se po për të njëjtën arsye është larguar edhe drejtori i komanduar Nuredinaj.

Pritet të mësohet në ditët në vijim se kush do të jetë drejtori/ja i/e ardhshëm i Tatimeve në Durrës.

M.B.