Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës, është larguar nga shtëpia.

Nëna e vajzës, B. Tusku, deklaron se deri në orën 5 të mëngjesit, kur ka qenë zgjuar për konsumimin e syfyrit, vajza ka qenë në shtëpi. Më pas nënën e ka zënë gjumi, ndërsa në orën 6:30, kur është zgjuar, vajza nuk ishte në dhomën e saj.

Nëna thotë për “DurrësLajm” se ka gjetur një letër ku e mitura shkruante: Po largohem, mos më kërkoni.

Të alarmuar, prindërit kanë nisur kërkimet për vajzën. Kanë kërkuar edhe pranë institucionit arsimor ku vajza mëson, por ajo nuk është paraqitur në shkollë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë, largimin e vajzës e bën akoma më shqetësues fakti që, sipas nënës së 14-vjeçares, shtetases L. Tusku, vajza nuk ka telefon, gjë që e bën edhe më të vështirë kontaktimin me të.

Lidhur me zhdukjen e vajzës së mitur është bërë denoncimi përkatës edhe në polici, ndërkohë që prindërit apelojnë që kushdo që ka dijeni ose e ka parë 14-vjeçaren të kontaktojë në numrat e mëposhtëm.

0693367135 / 0695523151