47 instrumentistë të vegjël, pjesë e kurseve artistike pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës dhe shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” dhuruan për artdashësit durrsakë një koncert instrumental të realizuar mjaft bukur.
“Magjia e tingujve” titullohej koncerti i mbajtur mbrëmjen e së enjtes në QKF dhe pikërisht një magji të vërtetë krijuan në skenë të gjithë instrumentistët e talentuar.
Me një repertor të pasur dhe të përzgjedhur me kujdes nga mësuesit e tyrë të instrumentave, artistët e vegjël u dhuruan të gjithë të pranishmëve momente muzikore plot ndjenjë e interpretim, duke korrur pas çdo pjesë duartrokitjet e forta të publikut në sallë.





