Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, në cilësinë e bashkëkryetares së Shoqatës Kombëtare të Bashkive, ka ndarë në rrjetet sociale pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Forumit Kombëtar për Demokraci Lokale.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ambasadori i BE-së, Silvia Gonzato ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, si dhe drejtues institucionesh qendrore e vendore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë.

“Në cilësinë e bashkëkryetares së Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, ishte kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në edicionin e dytë të Forumit Kombëtar për Demokraci Lokale, një hapësirë e rëndësishme dialogu për pushtetin vendor.

Në këtë event ishin të pranishëm ambasadori i BE 🇪🇺, Silvio Gonzato, ambasadorja e Zvicrës 🇨🇭, Ruth Huber, drejtorja ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Adelina Farrici, drejtues bashkish, deputetë, drejtues institucionesh në nivel qëndror dhe vendor, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

🤝Diskutimet u fokusuan te integrimi europian, përgatitja e bashkive për sfidat dhe mundësitë që ai sjell, si dhe te reforma administrativo-territoriale e thellimi i decentralizimit. Kjo reformë duhet të shihet si një mundësi për të ndërtuar një model më funksional të qeverisjes vendore, rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.”, shkruan Sako.