Era e fortë që ka përfshirë Durrësin orët e fundit ka shkaktuar dëmet e para. Pak minuta më parë, në lagjen numër 3 të qytetit, nga një pallat shumëkatësh u shkëput një vetratë e madhe xhami, e cila ra pjesërisht në trotuar dhe në rrugën “Egnatia”.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar, ndërkohë që llamarinat dhe copat e xhamit janë shpërndarë në zonën përreth.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, era e fuqishme është me forcë 5 ballë dhe me drejtim jug. Pritet që forca e saj të ulet në orët në vijim dhe nuk parashikohen problematika në lundrimin e trageteve që lidhin Durrësin me Barin mbrëmjen e sotme.