Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Gjatë ndeshjes së basketbollit mees ekipeve “Teuta” dhe “Besëlidhja” është regjistruar një incident, gjë që është bërë shkak për sherrin ku janë përfshirë disa persona.

Sipas buriimeve, njëri nga lojtarët e Teutës ka bërë një gjest antisportiv dhe kaq ka mjaftuar për të nxitur konfliktin mes ekipeve dhe tizofëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kanë bërë shoqërimin në komisariat të disa prej personave të përfshirë në sherr.

Lajmi konfirmohet për “DurrësLajm” edhe nga policia, që tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve për shkak të hetimeve që po kryhen.

Policia e Durrësit pritet të dalë në orët nē vijim me njoftim zyrtar mbi incidentin e regjistruar gjatë ndeshjes së basketbollit.