“DurrësLajm” mëson detaje të reja mbi sherrin masiv që ndodhi pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, i cili ka nisur në përfundim të ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me rezutatin 113 me 100 në favor të ekipit të Besëlidhjes e pikërisht në përfundim të sfidës së basketbollit, ka nisur sherri verbal.

Sipas buimeve nga ekipi i Teutës, kanë qenë disa anëtarë nga stoli i Besëlidhjes, që kanë ofenduar njërin prej lojtarëve të ardhur nga SHBA i ekipit të Teutës.

Në momentin kur sharjet dhe ofendimet janë shtuar, në mbështetje të lojtarit të Teutës ka shkuar edhe një tjetër koleg i tij po nga SHBA. Sherri verbal më pas përshkallëzoi deri në konfrontim fizik.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, e cila ka shoqëruar dy lojtarët amerikanë të Teutës dhe 2 anëtarë të stafit të Besëlidhjes, presidentin Albert Ndreu dhe zv.trajnerin.

Po sipas të njëjtave burime, dy lojtarët e Teutës kaën pësuar dëmtime dhe do t’i nënështrohen ditën e sotme ekspertizës mjeko-ligjore.

Pasi kanë qëndruar në komisariat duke dhënë shpjegimet për ngjarjen, ata janë lënë të lirë.