Dhunuan nënat e tyre, arrestohen nga policia dy persona në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan shtetasin F. S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ndërsa efektivët në Manëz arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 25 vjeç, banues në Fermë Sukth, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës. Ai gjithashtu nuk është mjaftuar me dhunimin e mamasë, por ka dhunuar edhe vëllain e tij.