Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT këtë të premte në Tiranë.
Sipas një deklarate zyrtare, rreth orës 14:10 të datës 3 prill 2026, ka humbur jetën shtetasi Medat Spahiu, 91 vjeç, për shkak të një embolie pulmonare dexter.
I ndjeri, i datëlindjes 10 prill 1935 dhe banues në Xhafzotaj, Durrës, ishte arrestuar më 14 mars 2026 për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se më 17 mars ai ishte futur në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por për shkak të gjendjes shëndetësore ishte mbajtur nën kujdes mjekësor në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.
Më pas, në datën 19 mars 2026, ai është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, ku ka marrë trajtim të specializuar.
Pas disa ditësh trajtim, më 31 mars 2026 është bërë dalja nga ky spital dhe më pas është shtruar në QSUT. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke bërë që në orën 22:34 të datës 2 prill të shtrohej me urgjencë në Reanimacionin Qendror.
Mjekët e kanë diagnostikuar me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. si dhe frakturë subtrokanterike në anën e majtë.
Deklaratë për media
Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.
I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Në datë 17.03.2026, ai ka hyrë në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por është mbajtur nën ruajtje në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhej i shtruar.
Në datë 19.03.2026, është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, për trajtim të specializuar.
Në datë 31.03.2026, është bërë dalje nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është shtruar në QSUNT.
Në orën 22:34 datë 02.04.2026, është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister.
Po zbatohen procedurat për rastin dhe janë njoftuar organet përkatëse dhe familjarët.





