Një 70-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Durrës, pas një konflikti me një bashkëbanues në të njëjtën vilë.

Sipas kallëzimit të bërë nga shtetasi Gj. H., i moshuari i ka bllokuar derën hyrëse të oborrit me gurë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 70 vjeç, pasi kallëzon shtetasi Gj. H., se i ka bllokuar derën hyrëse të oborrit me gurë, pasi të dy banojnë në një vilë të përbashkët.“, njofton policia.