Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Taulantia” në Durrës, ku një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





