Një 29-vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa dy të rinj të tjerë janë shpallur në kërkim në Durrës, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta dy vëllezër, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijon puna për kapjen e dy shtetasve në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. F., 29 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit J. Sh., 24 vjeç dhe Gj. P., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 2 vëllezër, të cilët janë dëmtuar lehtë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit;